Telenews

Murati njofton se janë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se kanë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe përfituesit e skemave sociale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës, shkruan Reporteri.net.

Murati ka thënë se përfituesit do t’i pranojnë mjetet në llogari, varisisht se në cilën bankë e kanë llogarinë.

“Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës. Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar”, ka shkruar Murati.

 

Të ngajshme

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj