Telenews

Murati: Qeveria s’ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike

 

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Sipas tij, programi i ri është në fazën e pilotimit, dhe është paraparë edhe një fazë/grup aplikimesh ku pritet të trajtohen sfidat që janë hasur gjatë fazës/grupit të parë.

“Përkundrazi, me programin e ri synimi është që të zgjerohet lista e familjeve që mbështeten, si dhe subvencionimi të jetë në bazë të të ardhurave, pra sa më pak të ardhura, aq më i lartë subvencionimi. Programi i ri është në fazën e pilotimit, dhe kemi paraparë edhe një fazë/grup aplikimesh ku pritet të trajtohen sfidat që kemi hasur gjatë fazës/grupit të parë”, ka thënë Murati.

Murati mohon se invalidët e luftës përjashtohen me automatizëm me pretendimin se pensioni i tyre është së paku 225 euro, dhe kësisoj e tejkalojnë nivelin e përcaktuar prej 150 euro për kualifikim.

“Së pari, siç edhe mund të shihet në vendim (foto 2), të ardhurat nga pensionet invalidore janë të përjashtuara nga llogaritja, dhe rrjedhimisht nuk përjashtohet askush për shkak se merr pension invalidor”, thotë Murati.

“Por edhe nëse dikush ka të ardhura tjera nga biznesi apo nga paga, atëherë ato të ardhura përllogariten dhe përpjesëtohen me numrin e anëtarëve të familjes dhe përderisa mesatarja për anëtar është më pak se 150 euro/muaj, atëherë familja kualifikohet për subvencionim. Shembull: një veteran invalid i luftës, përveç pensionit mund të ketë të ardhura nga paga 400 euro/muaj, por nëse janë 5 anëtarë të familjes, atëherë mesatarja për anëtar i bie 80 euro/muaj, e që është nën tavanin prej 150 euro/muaj, dhe rrjedhimisht kualifikohet për subvencionim”, ka thënë ministri Murati.

Të ngajshme

Forcat speciale dhe antidroga bastisin Prishtinën, Gjilanin, Suharekën, Pejën e Vitinë – Goditet rrjeti i drogës, disa të arrestuar

Valjeta Turkaj

Tërmeti në Turqi: Humb jetën një 14-vjeçare pas atakut të panikut, 69 persona hidhen nga lartësia

Valjeta Turkaj

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Valjeta Turkaj