Telenews

Murati thotë se “nuk kishte asnjë arsye legjitime” për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare

murati-thote-se-“nuk-kishte-asnje-arsye-legjitime”-per-mosvotim-te-marreveshjeve-nderkombetare

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë opozitare për mungesën e tyre në “seancën” e sotme, ku pretendohej votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë totale mbi 1 miliard euro.

Murati thotë se ato projektligje, të cilat përfshijnë Planin e Rritjes së BE-së (880 milionë euro) dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore (mbi 120 milionë euro), ishin të sponzorizuara nga Presidentja e vendit, prandaj, sipas tij, arsyetimet politike për bllokim nuk qëndrojnë.

Përmes një reagimi në Facebook, Murati shkroi:

“Në seancën e parë të thirrur sot, në rend dite kishim Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsej.”

Ai pretendon se bojkoti i opozitës është i pajustifikueshëm, duke bërë dallimin mes votimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Këto marrëveshje ishin projektligje të sponzorizuara nga Presidentja. Nuk kishte asnjë arsye legjitime që të mos votoheshin. Pra nëse për buxhet ishte arsyetimi që nuk duhet votuar buxhetin e sponzorizuar nga një qeveri në detyrë, tek marrëveshjet ndërkombëtare nuk qëndron fare ky arsyetim,” nëvizoi Murati.

“Megjithatë, opozita fare nuk morri mundin të vinte në seancë, dhe kësisoj tash rrezikohet humbja e mbi 200 milionë eurove për shkak të vonesave,” përfundoi ai.

Të ngajshme

Policia deklarohet rreth aksidentit ku u godit një këmbësore në Vushtrri

KushtrimGuraj

​Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

KushtrimGuraj

Mustafa: Kuvendi u shndërrua në teatër tragjik për shtetin e komik për popullistët – Nga sot duhet shkuar në zgjedhje të reja

KushtrimGuraj