Telenews

Murati tregon se sa milionë euro ia ka ndarë Qeveria Komunës së Prishtinës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, po diskutohet Projektbuxheti në vitin 2024.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, rreth mbështetjes për komunën e Prishtinës.

LEXO EDHE:

Tahiri i AAK-së kritikon ashpër buxhetin e ri

Murati tha se nga buxheti i kryeqytetit prej 123 milionë eurosh, ekzekutivi i ndanë 83 milionë euro.

“Kur ka qeverisë LDK-ja, hiç më larg se para dy vjet e gjysmë buxheti ka qenë 90 milionë euro, tani është 123 milionë euro, prej tyre ne ia transferojmë 83 milionë euro. Pra, janë vetëm 40 milionë euro që komuna i mbledh vet”, tha ai.

I pari i MFTP-së shtoi se edhe mbështetja shtesë për institucionet e sigurisë nuk ka munguar.

Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. /Telenews.al/

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

Valjeta Turkaj