Telenews

Murati tregon se sa vende pune aktive janë momentalisht në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë janë mbi 410 mijë vende pune aktive dhe se numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjec është dyfishuar.

Këtë e ka thënë se një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar lidhur me një prej vendimeve që ështëë marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Ka thënë se në secilën mbledhje po marrin vendime në mbështetje të prodhuesve e ekonomisë.

Murati ka bërë me dije se dje janë ndarë 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë.

“Dje ndamë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1. Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese.

Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë.  Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë – për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar”, ka shkruar Murati. /Telenews.al/

 

 

Të ngajshme

Gruaja e cila u gjet e vdekur në Klinë ishte shpallur e zhdukur

Valjeta Turkaj

KQZ hedh shortin: Subjektet politike mësojnë numrat për zgjedhjet e 28 dhjetorit!

Valjeta Turkaj

Subjektet politike kanë afat deri nesër në 23:59 për t’i dorëzuar në KQZ listat me kandidatë për deputetë

KushtrimGuraj