Telenews

Muriq: Do të bëjmë gjithçka për të arritur fitore kundër Sllovenisë

Portieri i Kosovës Arjanet Muriq, u shfaq tejet optimist për ndeshjen e neserme ndaj Sllovenisë.

Muriq gjatë konferencës për media deklaroi se do të bëjnë gjithçka për të arritur fitore.

“Jam shumë i lumtur me performancën time. Pres një fitore nesër. Nesër do të bëjmë gjithçka për të marrë një fitore. Gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar mjaft shumë. Kemi futbollistë në ligat më të mira. Kemi një rast ideal për të treguar këtë progres nesër dhe shpresoj ta arrijmë”, tha ai.

Ndeshjen ndaj sllovenëve, “Dardanët” e zhvillojnë në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026-të.

Të ngajshme

Kosova me “fytyrë të re” ndaj Sllovenisë – sa ka ndryshuar kombëtarja nga përballja e fundit ndaj tyre

KushtrimGuraj

Chelsea po përgatitet të bëjë një ofertë të dytë për transferimin e yllit të Juventusit

KushtrimGuraj

“Shkojmë vetëm për fitore, pres atmosferë djallëzore”, ylli i Sllovenisë kërkon pikët e plota në Prishtinë

KushtrimGuraj