Telenews

Muriqi fantastik, gol e asistim për ta kualifikuar Mallorcan

Mallorca është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit, falë fitores kundër Pontevedras në udhëtim.

Ekipi ishullor triumfoi 0:2 pas vazhdimeve në takimin e 1/16 së finales, me Vedat Muriqin që ishte protagonist kryesor në këtë triumf.

Reprezetuesi i Kombëtares së Kosovës u inkuadrua në minutën e 80-të, por që inkuadrimi i tij dha efekt pas disa minutave.

Sulmuesi nga Prizreni asistoi tek Prats në golin e parë të pjesës së parë të vazhdimeve të realizuar në minutën e 97-të.

I njëjti kombinim, veçse me role të ndryshme, dolën në skenë edhe në minutën e 104-të kur Muriqi ishte autor i golit të dytë.

Përveç Mallorcës, tutje në Kupën e Mbretit të mërkurën mbrëma kaloi edhe Real Madridi.

Të ngajshme

Prishtina e “Tokit” i kthehet humbjeve, u mposht lehtësisht nga Drita

Valjeta Turkaj

Ky është çmimi marramendës i dy vilave që bleu Cristiano Ronaldo në Detin e Kuq

Valjeta Turkaj

Prekëse, futbollistit i ndërroi jetë e dashura… Verkuijl me lot në sy shkoi për ta shikuar ndeshjen e Jong Ajaxit

Valjeta Turkaj