Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, do të transferohet në Belgjikë, tek klubi Brugge, pasi Lazoi arriti marrëveshje që ta shes lojtarin për 10.5 milionë euro.
Muriqi do të përfitojë pagë 2 milionë euro neto në vit, sipas gazetarit sportiv, Arlind Sadiku.
28 vjeçari nuk arriti ta tregonte veten tek Lazio, duke u huazuar për një sezon tek Mallorca, të cilët kishin marrëveshje për të drejt blerjeje të lojtarit, por që nuk e shfrytëzuan.

