Telenews

Murseli: Armën e kam blerë sepse Plava më tha se e shet dyfish të nesërmen

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon sot seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Arma me të cilën u vra Liridona Ademaj ishte blerë nga Murseli teksa ky i fundit para trupit gjykues tha se armën e kishte blerë për shkak se i akuzuari tjetër në këtë rast Granit Plava i kishte thënë se mund ta shiste më shtrenjtë.

“Po. Sepse ai (Granit Plava) tha që e shet dyfish të nesërmën. Me atë qëllim e kam blerë”, tha Murseli.

Murseli tha nuk do të kishte përfitim nga kjo shitje, por qëllimi i tij ishte ta ndihmonte Plavën të cilin e kishte bashkëfshatar.

Para trupi gjykues Murseli tha se më vonë e kishte zbuluar që ajo armë ishte përdorur për ta vrarë Liridona Ademajn.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj