Telenews

Murtezaj: AKT ka mbledhur mbi kaq milionë euro të hyra për gjashtë muaj

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022.

Ai u shpreh se për gjashtë muaj ATK-ja ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj.

“Të hyra prej 355.5 milionë euro tatime, në krahasim me planin kemi rritje prej 26.5 milionë euro, apo 8.1 përqind”, u shpreh ai.

Murtezaj tregoi se cilët ishin faktorët që ndikuan në rritjen e të hyrave.

“Në rritje ka ndikuar fuqizmi i kontrollit të brendshëm, pra rritja e kontrollit dhe llogaridhënies, rritja e transparencës, kur kemi transparencë në shpenzimin e parasë publike, rritet besimi i bizneseve, ka transparecë edhe brenda institucionit, gjithashtu ka ndikuar edhe rritja e efikasitetit të borxheve tatimore dhe dixhitalizimi i shërbimeve”, tha ai.

Ai gjithashtu ka bërë edhe prezantimin e reformave të rimbursimit të tatimeve, ku tha se është kthyer besueshmia në këtë proces.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj