Telenews

Mushkolaj: I kemi dy Albin Kurta

Analisti kosovar, Imer Mushkolaj e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për veprime të dyfishta. Mushkolaj ka thënë se tashmë janë bërë “dy Albin Kurta”, njëri që thotë se nuk e bëj Asociacionin dhe tjetri që çdo veprim e bën në drejtim të themelimit të Asociacionit.

“Z. Kurti ka vepru me dy standarde. Një herë ka thënë se bëj Asociacionin. Ndërkohë të gjitha veprimet i ka bërë në drejtim të formimit të Asociacionit. Janë dy Albin Kurta”, ka thënë Mushkolaj në FRONTAL.

“Unë kam qenë kundër Asociacionit të 2013-2015. Edhe kam protestuar kundër tij. Se çfarë Asociacioni do të sjell z.Kurti mbetet me e pa. Urojmë që Kurti të mos lejojë Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka shtuar tutje ai.

“Ne kemi kërku që z.Kurti të mos pranojë Asociacion të dëmshëm me çfarëdo çmimi. Ne s’po i themi prano. Por ne do t’ia përmendim çdo moment rrenën. Unë e kam frikën që këto takime që mbahen për draftin e tjera, që janë sa për sy e faqe. Ndërkohë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë me e ofru një model të tyre”, ka shtuar tutje Mushkolaj.

Të ngajshme

Masakra e Reçakut, paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte

Rrezarta Ramaj

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Rrezarta Ramaj

Rrahja në Vitomiricë, të përfshirë vëllezërit nga Peja, njëri polic e tjetri ish-polic

Rrezarta Ramaj