Telenews

Musk: Twitter humbi gjysmën e fitimeve nga reklamat

Rrjeti social Twitter e ka humbur gjysmën e të hyrave nga reklamimi prej kur është blerë nga sipërmarrësi Elon Musk për 44 miliardë dollarë në tetorin e vitit të kaluar.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Musk.

Ai ka thënë se kompania nuk ka regjistruar rritje të fitimeve, të cilat i ka pritur në qershor, mirëpo ka thënë se korriku është “më premtues”.

Musk e ka larguar prej punës gjysmën e stafit të kompanisë – me 7.500 punëtorë – kur e nisur udhëheqësinë e platformës, me arsyetimin e zvogëlimit të shpenzimeve.

Rivali i këtij aplikacioni Threads, tani i ka 150 milionë përdorues, sipas disa vlerësimeve.

Threads është i ndërlidhur me Instagramin, platformë e kompanisë Meta.

Musk është edhe shef ekzekutiv dhe aksionari më i madh i kompanisë së makinave Tesla.

Të ngajshme

Aplikacioni që punon pa internet dhe pa numra telefoni

Valjeta Turkaj

Bluesky prezanton njoftime inteligjente

Valjeta Turkaj

Imazhe që tregojnë si mund të duket supermakina e ardhshme e BMW-së

Valjeta Turkaj