Telenews

Musliu: Albin Kurti po i ndëshkon me buxhet qytetarët e komunave ku nuk udhëheq VV’ja

 

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2024, tha se komunat që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, po dënohen nga pushteti përmes buxhetit.

Musliu tha se kjo e bënë të shëmtuar e diskriminues ndarjen buxhetore për vitin 2024.

“Për komunën e Kamenicës e cila qeveriset nga Vetëvendosja, qeveria ka ndarë 2.100.000 euro. Për Komunën e Shtimes ku qeveris ’’çlirimtari’’ i Vetëvendosjes janë ndarë buxhet 2 333 333 euro. Për komunën e Gjilanit që qeveriset nga Vetëvendosja janë ndarë buxhet 6 800 000. Për komunën e Podujevës që po ashtu qeveriset nga Vetëvendosja janë ndarë buxhet 1 875 000 euro”, ka thënë Musliu.

“Pra në të gjitha komunat e lartcekura qe qeverisen nga Vetëvendosja është buxhet milionësh dhe unë personalisht nuk kam asgjë kundër dhe e përshëndes ndarjen e këtij buxheti për të cilin qytetaret kanë nevojë. Mirëpo, këtë ndarje buxhetore e shëmton inati dhe hakmarrja e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të atyre komunave që nuk ja besuan pushtetin Vetëvendosjes të cilat janë diskriminuar e po diskriminohen nga Albin Kurti me këtë buxhet”.

“Në komunën e Vushtrrisë ku qeverisë Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetëm 650 000 euro. Në komunën e Prizrenit ku qeverisë Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetëm 900 000 euro. Dhe krahasone numrin e popullsisë së Prizrenit me atë të Shtimes apo të Kamenicës. Në komunën e Suharekës ku qeverisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë ndarë vetëm 100 000 euro. Në komunën e Drenasit ku qeverisë Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetëm 185 000 euro. Në komunën e Lipianit ku qeverisë Lidhja Demokratike e Kosovës janë ndarë vetëm 400 000. Pra asnjëra nga këto komuna nuk e prek shifrën një milionëshe prandaj kjo e bënë të shëmtuar e diskriminues ndarjen buxhetore për vitin 2024”, tha Musliu.

Të ngajshme

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Valjeta Turkaj

“Ribashkimi po troket… me eskortë VIP dhe truprojë të hekurt” – Profesori ‘misterioz’ që vizitoi Kosovën si lider global

Valjeta Turkaj

E trishtë: Erdhi në Kosovë për pushime, ky është mërgimtari që dyshohet se bëri vetëvrasje me armën personale

Valjeta Turkaj