Telenews

Musliu kritikon Kurtin: Nuk është detyrë e kryeministrit që të vijë të lexojë emrat e kriminelëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për mënyrën sesi i është qasur Veriut të Kosovës.

Një nga vërejtjet e Musliut ka qenë edhe leximi i emrave të kriminelëve serbë në Kuvendin e Kosovës nga kryeministri Albin Kurti, ka qenë gabim.

Kjo pasi sipas deputetes opozitare, Kurti iu ka treguar kriminelëve që iu kam nën vëzhgim.

“Nuk është detyrë e kryeministrit që të vijë të lexojë emrat e kriminelëve, as t’i arrestojë, as të krijojë drama e kriza. Unë mendoj që të dhënat të cilat kryeministri i ka bë publike me të duhet të merret policia dhe prokuroria. Kryeministri e ka dëmtu procesin, sepse me këtë iu ka bë me dije që iu kemi nën vëzhgim”, ka thënë Musliu.

Më tutje, ajo ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkakton kriza për të mbuluar keqqeverisjen.

Por ajo thotë se kjo krizë nuk po bëhet vetëm nga Kurti, por edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Nuk po bëhet kriza vetëm nga Kurti, por edhe nga Vuçiqi. Të dytë për ta fshehur paaftësinë për të qeverisur”, ka deklaruar ajo.

Pos akuzave ndaj Kurtit, Musliu ka kritikuar edhe ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçlës.

Sipas Musliut, Sveçla është duke iu shkaktuar stres policëve.

“Ai ka pozitë politike, nuk është shef i Policisë dhe nuk e njeh atë fushë”, ka thënë Musliu në T7.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu