Telenews

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Ganimete Musliu, ka folur rreth raportimit të drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti.

Ajo para mediave tha se temë e diskutimit në mbledhje ishte situata e sigurisë në veri pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Musliu tha se bazuar në informacionet e siguruar Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Nga pamjet me dronë të datës 27.9, është konfirmuar se në zonën e njohur si Rogazin në afërsi të Izovorit, po ndërtohet një bazë ushtarake e forcave të armatosura serbe. Me mbulesë nga ana serbe që kinse aty po bëhet trajtimi i mineraleve të zonës. Pamjet me dronë kanë konfirmuar burime dhe se aty po bëhet një qendër ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”, tha deputetja e Kuvendit të Kosovës.

“Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”, tha ajo.

“Anëtarët e AKI e kanë dëshmuar profesionalizmin dhe në bazë të fakteve që janë paraqitur, grupet terroriste kanë hyrë përmes rrugëve ilegale”, tha ajo.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj