Telenews

Musliu shfaqet në Kuvend e veshur me bluzë më foton e Kurtit, që u bë “mollë sherri” për rrahjen në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që dështoi në mungesë korumi, është parë e veshur me një bluzë ku kreu i Qeverisë, Albin Kurti paraqitet me hundë të gjatë si “Pinokio”.

Këtë foto të Kurtit, Musliu e kishte vendosur në foltore edhe ditën kur deputetët e PDK’së u përleshën me ministrat e Qeverisë Kurti. Madje, kjo foto ishte bërë “mollë sherri”.

Pasi Musliu e kishte vendosur fotografinë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte afruar te foltorja dhe e kishte grisur.

Pas këtij veprimi, deputeti i PDK’së Mërgim Lushtaku e kishte gjuajtur me ujë kryeministrin Albin Kurti, veprim pas të cilit Bislimi e kishte gjuajtur me shishe. Aty pastaj kishet nisur përleshja.

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani