Telenews

Musliu-Shoshi nderon me homazhe viktimat e masakrës së Lybeniqit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, qëndroi sot në Lybeniq të Pejës, ku bëri homazhe me rastin e 26-vjetorit të masakrës që bënë paramilitarët e Millosheviqit në këtë fshat.

Musliu-Shoshi vendosi kurora lulesh pranë varreve të viktimave, duke thënë se edhe sot mbetet i gjallë kujtimi për ta.

“Lybeniqi, vendi ku shteti i Serbisë kreu njërën nga masakrat më të tmerrshme, duke vrarë 80 qytetarë të pafajshëm – të moshuar, gra dhe fëmijë.

Sot, 26 vjet më pas, kujtimi për ta mbetet i gjallë, si një plagë që nuk shërohet, por edhe si një betim për të mos harruar kurrë rrugën e lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Gjaku i tyre është themeli mbi të cilin ne dhe fëmijët tanë jetojmë të lirë dhe të barabartë.

Lavdi të rënëve!”, u shpreh Musliu-Shoshi.

 

Të ngajshme

Musk së shpejti pritet të largohet nga administrata Trump

KushtrimGuraj

Policia konfiskon kozmetikë e manaferra pa dokumente

KushtrimGuraj

“Suksesi i një qeverie nuk varet nga numrat”, Çitaku: PDK ka botëkuptime të kundërta me Vetëvendosjen

KushtrimGuraj