Telenews

Musliu tregon skenarin e djeshëm në ndeshjen Kosovë – Izrael

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se Serbia donte të shkaktonte incidente në ndeshjen Kosovë-Izrael.

“Serbia është e interesuar përgjithmonë që ta destabilizojë Kosovën…Vetëm për këtë ndeshje në javën e fundit janë plasuar mbi 250 artikuj kundër kësaj ndeshje nga mediat serbe”, ka thënë Musliu, duke shtuar se kjo situatë shkon përtej luftës hibride.

“Serbia ishte e interesuar të gjejë ‘idiota të dobishëm’, të cilët do të bënin ndonjë gjë të pahijshme, mjaftonte të gjuhej vetëm një gurë në autobusin e futbollistëve të Izraelit dhe do të bëhej një incident ndërkombëtar. Por jo vetëm kjo, Serbia ishte e interesuar të bënte më tepër se kaq. Instituti “Octupus” përmes qarqeve të sigurisë ndërkombëtare ka informata që Serbia ka qenë e interesuar të eskalojë situatën edhe më tepër. Përndryshe, kjo është sfida më e madhe e segmentit të sigurisë së Kosovës prej ekzistimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë eksperti i sigurisë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Musliu ka thënë tutje se Kosova e ka kaluar me sukses këtë sfidë.

Ndërsa për praninë e trupave izraelite në Kosovë dhe njësisë më elite të Kosovës gjatë kësaj ndeshje, Musliu është shprehur se mos të ishte situata e tillë niveli i sigurisë nuk ishte ngritur aq lartë.

“Mos të ishte situata e tillë apo serioze në atë nivel, sigurisht që njësitë elite të Kosovës dhe kjo ngritje e nivelit të sigurisë nuk ishte ngritur aq lartë. Kemi pasur informata që diçka përgatitet dhe në bashkëveprim me tërë segmentin e Kosovës janë ndërmarrë masat që kanë paraparë të ndërpritet çdo aktivitet armiqësor ndaj Kosovës dhe mbarëvajtjes së kësaj loje”, ka shtuar ai. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ambasadorja Ziv: Kosova shteti i parë ballkanik mbështetës i SHBA-së dhe Izraelit në sulmin ndaj Iranit

KushtrimGuraj

Rama ia fal me 60 lekë litrin, jahti i miliarderit të njohur furnizohet me naftë në Durrës

Donat Hashani

MPB ndan 120 mijë euro për blerje të biletave për stafin, planifikon të paguajë rreth 450 euro për një

Donat Hashani