Telenews

Musliu: Vuçiq përbën kërcënim për sigurinë dhe demokracinë e tërë Ballkanit

Njohësi i cështjeve të sigurisë, Agim Musliu, e ka rikthyer edhe njëherë deklaratën e fashiste e raciste të Aleksandër Vuçiqit, kur kishte thënë se do t’i vrasim 100 myslimanë për cdo serb që vritet.

Musliu u shpreh se me këtë deklaratë Vuçiq kishte kryer vepër penale.

“Në këtë video, Aleksandar Vuçiq thotë “do të vrasim 100 myslimanë për çdo 1 serb që vritet”. Duke bërë këtë deklaratë, Aleksandar Vuçiq kreu një vepër penale, përhapi gjuhë urrejtjeje kundër një grupi etnik dhe fetar dhe kontribuoi në gjuhën e urrejtjes që çoi në një gjenocid kundër boshnjakëve”, tha ai.

Po ashtu, Musliu përmendi edhe faktin tjetër duke thënë se “Aleksandar Vuçiq mori pjesë në luftën e Bosnjës si vullnetar në Partinë Radikale, të udhëhequr nga Shesheli, në një lokacion të njohur si “Jevrejsko Groblje” në Sarajevë, që është gjithashtu një vepër penale sipas legjislacionit aktual të Serbisë”.

Musliu tha theksoi se presidenti serb po ashtu e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë.

“Aleksandar Vuçiq si president i Serbisë mohon gjenocidin në Srbrenicë edhe në një mbledhje të OKB-së, duke keqpërdorur vendin e tij.Mohimi i gjenocidit si President është vepër penale”, tha ai.

Ai u shpreh se “Aleksandar Vuçiq përbën një kërcënim për sigurinë dhe demokracinë e të gjithë Ballkanit, dhe rrjedhimisht, për sigurinë dhe demokracinë e Evropës, si vazhdimësi e politikës hegjemoniste të Sllobodan Millosheviqit”.

Sipas Musliut Vuçiq, po sillet si përfaqësues i Rusisë dhe tenton ta përmbush ëndrrën e një “Serbie të madhe”.

“Duke vepruar si përfaqësues i Rusisë, ai ndërhyn në politikën e brendshme të vendeve fqinje dhe i destabilizon ato për të përmbushur ëndrrën e “Serbisë së Madhe””, tha ai.

source

Të ngajshme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u gjenden substanca narkotike

Hoxhaj për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja: Nuk i sjell nder të jetë në një barkë me Rusinë

Parashikimi i Haradinajt për zgjedhjet, prognozë interesante e tij për opozitën

Donat Hashani