Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar ndaj akuzave të Vetëvendosjes se LDK ka manipuluar me votat me postë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se Vetëvendosje po harron se “qysh ka ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate me pensione, rroga e shtesa”.
“Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vleresimin e tyre politik”, shkroi mes tjerash Mustafa
Postimi i plotë:
Hekuran, a harrove me tregu’ qysh i ke ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate me pensione e rroga e shtesa? A harrove me tregu’ qysh në Kosovë i keni fitu’ 40% ndërsa në ambasada, ku i keni instalu’ njerzit e juaj, i keni fitu’ 80%?
Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vleresimin e tyre politik.