Telenews

MYFTIU TËRNAVA: FTON RININË E KOSOVËS TË QËNDROJË NË KOSOVË, RRUGA E MËRGIMIT ËSHTË MËKAT

Pasi jemi në prag të festës së Fitër Bajrami, myftiu Naim Tërnava ka një mesazh për të rinjtë e Kosovës.
Tërnava ka ftuar të rinjtë që të mos marrin rrugën e mërgatës e mos largohen nga vendi i tyre.
Ai në Tëvë1 ka thënë se i kanë bërë thirrje Qeverisë që të krijojnë vende të reja të punës.
“Ftoj rininë tonë që të mos marrë rrugën e mërgatës që të mos largohet nga këto troje. Qeverisë i kemi thënë që me një shpejtësi të madhe të krijoj vende të reja të punës në mënyrë që të ruajmë këtë vend sepse zoti na ka krijuar këtu. Marrja e rrugës dhe heqja dorë nga ky vatani, unë e konsideroj edhe mëkat”, ka theksuar Tërnava.
Ndryshe, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka thënë se për 400 ditë pritet që të ndërtohet skeleti i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
“Për 400 ditë prej sot po them do të jetë skeleti i ndërtuar i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Të gjithë ato barriera tashmë kanë kaluar, kanë ikur dhe nuk dëshiroj t’i kthehem më asaj, kemi pasur pengesa jashtëzakonisht të mëdha të natyrave të ndryshme, por ia kemi dalë t’i kalojmë”, ka thënë Tërnava.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani