Telenews

MYFTIU TËRNAVA URON BESIMTARËT MYSLIMANË NË PRAG TË FILLIMIT TË RAMAZANIT

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin e tij për Ramazanin uroi besimtarët myslimanë për agjërimin që nis nesër.
“Kam kënaqësinë që para namazit të xhumasë, dhe në natën e madhe të Ramazanit të ju drejtohem me këtë mesazh urimi, duke ju përgëzuar me rastin e fillimit të muajit të bekuar, Ramazan, gjatë të cilit besimtarët myslimanë anë e kënd globit kryejnë me bindje dhe përkushtim një ndër kushtet e besimit islam – agjërimin”.
Tërnava thotë se përmes agjërimit, myslimanët mund të jenë më të devotshëm, përkushuar, racional e human me vetën, familjen dhe shoqërinë.
“Agjërimi i muajit Ramazan për çdo besimtarë është një ibadet që kryhet vetëm për hir të krijuesit, me shpresën se për këtë do të ketë shpërblim vetëm nga Zoti. Përmes agjërimit besimtari mysliman synon që të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, më i ndjeshëm, më racional, më human dhe më tolerant në raport me vetveten, familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi”.
“Agjërimi e fisnikëron besimtarin, e bën më të durueshëm, më të afërt dhe më të çiltër. Gjatë këtij muaji ndër besimtarë agjërues shtohet edhe ndjenja e përkujdesjes dhe solidaritetit sepse në këtë muaj ne jemi shumë më pranë familjes, farefisit, miqve dhe komunitetit tonë”, tha Myftiu Tërnava.
Myftiu, mes tjerash, tha se agjërimi i Ramazanit e freskon besimtarin dhe shton ndenjën e solidaritetit.
Tërnava apeloi edhe për ruajtjen e familjes, sipas tij, ashtu siç ka krijuar zoti me dy gjini.
“Ramazani është muaj i bekuar që freskon dhe ujitë zemrat dhe mundëson ruajtjen e kultivimin për familjen dhe misionin e saj. Apeloj te të gjithë të angazhohemi në ruajtjen e familjes ashtu siç na ka krijuar zoti me dy gjini”, tha ai.

Të ngajshme

Olta Gixhari zgjedh të largohet nga BBVIP, Luizi mundohet t’i ndryshojë mendjen: Rri moj burrneshë, nuk ke pse ikën

Donat Hashani

Kurti takoi përfaqësuesit e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës

Donat Hashani

Rrezikohet furnizimi me energji elektrike, Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut në grevë nga kjo datë

Donat Hashani