Telenews

“Na futën qëllimisht në një sallë”, Kryemadhi akuza ndaj SPAK: Pashë 3 muskutierët e Ramës…

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi doli nga ambientet e GJKKO-së pas rreth 40 minutash ku pati një prononcim për mediat. Ajo u shpreh se e ka humbur çdo shpresë te drejtësia e re. Po ashtu hodhi akuza ndaj togave të zeza, duke i cilësuar ‘vegla të kryeministrit Edi Rama’.

“Sapo pashë 3 muskutierët e drejtësisë së Edi Ramës dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Një mashtrim i drejtpërdrejtë nga prokurori Kraja kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin kur ju të gjithë jeni dëshmitare se ai u rrëmbye nga një grup banditësh. E dyta, kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së pastruar të Ramës na la 3 orë kohë për të parë dosjen”, tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se i futën bashkë me Metën në një sallë gjyqi në mënyrë të qëllimshme.

“Nuk flas fare për zotin Meta! Sot ata kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe familjen time. Na kanë futur në mënyrën të qëllimshme në një sallë. Kjo shkel të drejtat e individit, asnjë nga ne s’ është i akuzuar, të gjithë jemi të dyshuar. Poshtërsia më e madhe, që ata për të larguar vëmendjen nga gjithë krimi, kërkojnë të bëjnë edhe shoë mediatik, politik e ndoshta emocional.”

 

Të ngajshme

VV tregon nëse shkon në seancën e nesërme të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për “skandalet në KEK”

Donat Hashani

Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Donat Hashani

Katër të lënduar e 13 të arrestuar për një të shtëna me armë e përleshje në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, Policia jep detaje

Donat Hashani