Telenews

Nagavci: Diskriminimi nuk ka vend në shkollat tona

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se pamjet e djeshme të nxënësve të komunitetit rom në “Festën e Abetares” janë shqetësuese dhe të papranueshme.
Nagavci në Facebook ka njoftuar se sot ka vizituar shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë, për t’u informuar nga afër për rastin e djeshëm të raportuar nga mediat në “Festën e Abetares”, si rast diskriminues për nxënësit e komunitetit rom, ashkali, egjiptian.
Ajo theksoi se janë ndarë 500 bursa për nxënësit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
“Si Ministri e Arsimit kemi ndërmarrë një varg politikash gjithëpërfshirëse. Ndër të tjera, kemi ndarë 500 bursa për nxënësit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian dhe sivjet për herë të parë do të përkrahim me bursa edhe studentët e këtyre komuniteteve, me synim ata të Fakultetit të Edukimit, në mënyrë që të krijojmë kuadro që do të punojnë në shkollat tona. Është e rëndësishme që këto politika të gjejnë zbatim në të gjitha nivelet dhe në këtë drejtim është po aq i rëndësishëm angazhimi i mësimdhënësve, prindërve, komunitetit dhe mediave e shoqërisë civile”, tha ajo.
Kurse lidhur me rastin e djeshëm Nagavci tha se janë dërguar inspektorë që do të shqyrtojnë në detaje këtë rast.
“Për rastin e e djeshëm, MAShTI ka dërguar inspektorët, të cilët do të shqyrtojnë në detaje informatën, ndërsa nga vizita në shkollë u informova se bëhet fjalë për një klasë të mësimit intenziv, ku ka nxënës të moshave dhe klasave të ndryshme, të cilët janë riatdhesuar ose e kanë braktisur mësimin për arsye të ndryshme”, shtoi tutje ajo.

Të ngajshme

Pritë si në filma në Tiranë, policia bllokon makinën me 10 kg kanabis (VIDEO)

Valjeta Turkaj

KAN Decor hap showroom-in e ri në qendër të Vushtrrisë

Rrezarta Ramaj

81 vjet nga vrasja e Shaban Polluzha

Valjeta Turkaj