Telenews

Nagavci: Nga informatat që kemi procesi mësimor nuk po zhvillohet në veri

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk kanë raport zyrat nëse është ndërprerë mësimi në komunat veriore, mirëpo posedojnë informata se atje nuk po zhvillohet procesi mësimor.

Sipas saj, e gjithë kjo situatë po vjen si pasojë e organizmit të grupeve kriminale në atë pjesë.

“Aktualisht jemi në dijeni për situatën atje, sigurisht se jemi të informuar si kabinet qeveritar, por edhe si institucione. Sa i përket asaj, nuk kemi pranuar raport zyrtar nëse është ndërprerë apo jo mësimi, por që kemi informata se atje nuk po zhvillohet procesi mësimor. Unë besoj se kjo është një ndër faktorët kryesorë të gjendjes aktuale atje, jo nga nxënësit por nga grupet kriminale”, tha Nagavci.

Të ngajshme

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Valjeta Turkaj

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë nëna e këngëtares Big Mama

Blearta