Telenews

Napoli del me njoftim zyrtar, kaq javë pritet të mungojë Rrahmani

napoli-del-me-njoftim-zyrtar,-kaq-jave-pritet-te-mungoje-rrahmani

Nuk ka qetësi te Napoli. Fitorja 1-0 kundër Sassuolos është e hidhur dhe e ëmbël, tre pikë, por lista e gjatë e dëmtimeve vazhdon, me Matteo Politano dhe Amir Rrahmanin të shtuar.

Për mbrojtësin kosovar është një tjetër pengesë, duke pasur parasysh se ai kishte qenë jashtë në gjysmën e parë të sezonit, duke humbur tetë ndeshje.

“Pas lëndimeve të pësuara në ndeshjen kundër Sassuolos, Matteo Politano dhe Amir Rrahmani iu nënshtruan testeve mjekësore në spitalin “Pineta Grande”. Politano pësoi një tërheqje muskulore semimembranosus në kofshën e djathtë. Rrahmani pësoi një tërheqje muskulore në gluteus maximus të majtë. Lojtarët e Napolit kanë filluar tashmë procesin e rehabilitimit” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Napoli.

Rrahmani pritet të jetë jashtë fushave për 2 javë, ndërsa Politano për 1 muaj.

Të ngajshme

Bisedimet kanë nisur, Inter po përgatit goditjen e madhe prej 50 milionë euro

KushtrimGuraj

Bernardo Silva drejt MLS-së

KushtrimGuraj

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

KushtrimGuraj