Telenews

Natë tragjike edhe në Gjermani nga mjetet pirroteknike

Gjermania e nisi vitin e ri 2025 me fishekzjarre  e festë. Megjithatë, festimet u lanë në hije nga disa incidente. Të paktën katërpersona humbën jetën në incidente me mjete piroteknike.

Festimet e zhurmshme të Vitit të Ri në Gjermani çuan në një natë tipike të ngarkuar për shërbimet e urgjencës gjatë natës dhe deri në orët e para të së mërkurës.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse anembanë vendit raportuan të paktën katër lëndime fatale të lidhur me sa duket me fishekzjarre.

Në disa qytete, shërbimet e urgjencës u goditën nga mjete piroteknike – një trend i përsëritur në vitet e fundit. Një oficer i Berlinit u plagos rëndë dhe iu desh të operohej, raporton DW, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

Spitali universitar i kryeqytetit tha se po trajtonte tetë persona me lëndime të rënda në dorë menjëherë pas mesnatës. Më vonë e përditësoi shifrën në 15.

“Na është dashur të kryejmë rreth 320 arrestime, në disa raste si punonjësit e shpëtimit ashtu edhe policia u vunë nën zjarr [nga mjetet piroteknike],” tha zëdhënësi i policisë së Berlinit, Florian Nath në një video të postuar në internet. Policia e Berlinit po shoqëronte ekipet e zjarrfikësve në qytet për sigurinë e tyre.

“Ne gjithashtu kemi një oficer policie të plagosur rëndë, i cili duket se është goditur nga një fishekzjarret”, tha Nath, duke shtuar se ai iu nënshtrua një operacioni urgjent gjatë natës.

Policia e Këlnit tha se dy oficerë u plagosën nga fishekzjarrët dhe se ato ishin hedhur në drejtim të oficerëve dhe zjarrfikësve. Një grup prej rreth 50 personash në Leipzig sulmuan shërbimet e urgjencës. Raporte dhe imazhe të ngjashme dolën nga pjesë të Hamburgut dhe gjetkë.

Në Neuwied, një qytet i vogël në Gjermaninë perëndimore, policia tha se fishekzjarret shkaktuan zjarr në një magazinë që u rrit në përmasa serioze përpara se të raportohej pak para orës 01:00 të mëngjesit.

Policia, profesionistët mjekësorë dhe zjarrfikësit kanë rekomanduar më shumë se një herë ndalimin e fishekzjarrëve, ose të paktën disa kufizime për përdorimin masiv të fishekzjarrëve të Vitit të Ri të praktikuar në Gjermani, vitet e fundit.

Të ngajshme

Rriten kolonat për të dalë nga Kosova, kaq orë pritja për mërgimtarët…

Donat Hashani

I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjeku jep detaje për gjendjen e tij

Erzana Fazliu

Mike Johnson rizgjedhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuseve

Erzana Fazliu