Telenews

NATO FTON UKRAINËN NË TAKIMIN E MINISTRAVE TË JASHTËM

Ukraina dhe një numër vendesh jo anëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në takimin dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme, sipas një deklarate të aleancës veriatlantike.
NATO tha se “ministrat e Jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme [Josep Borrell]” do të marrin pjesë në një sesion të takimit më 7 prill.
Disa nga ministrat “mund të marrin pjesë përmes videolidhjes”, thuhet në deklaratë.
Ministrat e Jashtëm nga 30 vendet anëtare të NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ky takim vjen pas atij të javës së kaluar të nivelit të lartë, kur liderët e NATO-s u mblodhën në një samit të jashtëzakonshëm mbi krizën në Ukrainë.

Të ngajshme

57 të vrarë në operacionin amerikan në Venezuelë, sipas raportimeve vendase

KushtrimGuraj

21.6% e familjeve në Kosovë s’e përballojnë mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë

KushtrimGuraj

Peci tregon se sa ministri do ti ketë ”Guxo” në Qeverinë e re – Kurti 3 (VIDEO)

Donat Hashani