Telenews

NATO: Lufta në Ukrainë do të përfundojë në tryezën e bisedimeve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se lufta në Ukrainë “me shumë gjasa do të përfundojë në tryezën e bisedimeve”.

“Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne do të mbështesim Ukrainën që të mbizotërojë si një shtet i pavarur sovran në Evropë dhe më pas kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Dhe rezultati i kësaj do të varet tërësisht nga forca në fushën e betejës, kjo është arsyeja pse ne i mbështesim ata”, tha ai për Sky News.

Derisa ka uruar Ukrainën, në 31-vjetorin e pavarësisë.

Ai, përmes një postimi në twitter, ka thënë se NATO e ka mbështetur Ukrainën që nga pavarësia e saj dhe se ajo do ta fitojë.

“Në ditën e pavarësisë së Ukrainës, unë i bëj homazhe grave dhe burrave të guximshëm ukrainas që luftojnë për lirinë dhe vendin e tyre. NATO e ka mbështetur Ukrainën që nga pavarësia e saj dhe ju mund të vazhdoni të mbështeteni në NATO për aq kohë sa të duhet. Ukraina do të fitojë!”, ka shrkuar Stoltenberg.

 

Të ngajshme

Dyshohet për një vetëvrasje në Pejë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 mars

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një person, i bëri për spital dy policë

Blearta