NATO ka reaguar pasi aeroplanët ushtarakë rusë “shkelën” hapësirën ajrore të Estonisë.
Në një deklaratë, qeveria estoneze tha se incidenti përfshinte tre aeroplanë luftarakë rusë MiG-31 që fluturuan mbi Gjirin e Finlandës për një total prej 12 minutash pa leje.
Një zëdhënës i NATO-s tha se aeroplanët rusë “shkelën hapësirën ajrore estoneze” dhe “NATO reagoi menjëherë dhe interceptoi aeroplanët rusë”, shkruan skynews.
“Ky është një tjetër shembull i sjelljes së pamatur ruse dhe aftësisë së NATO-s për t’u përgjigjur”.
Ndryshe, Ministri i Jashtëm Margus Tsahkna tha se Rusia kishte shkelur tashmë hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit, “gjë që është e papranueshme në vetvete, por shkelja e sotme, gjatë së cilës tre aeroplanë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është e paparë”.
“Testimi gjithnjë në rritje i kufijve dhe agresiviteti i Rusisë duhet të reagohet duke forcuar me shpejtësi presionin politik dhe ekonomik”, shtoi ai.