Telenews

NATO thotë se 500 mijë trupa të saj po qëndrojnë vigjilentë në tokë, ajër dhe det për sigurimin e mbrojtjes kolektive

“Të bashkuar dhe gati!”.

Aleanca e NATO-s ka njoftuar përmes një postimi në X se 500 mijë trupa po qëndrojnë vigjilente për të siguruar mbrojtjen e saj.  

“Në Samitin e NATO-s, aleatët ndërmorën hapa të rëndësishëm drejt sigurimit të mbrojtjes sonë kolektive në shumë domene: 500 mijë trupa qëndrojnë vigjilente në tokë, ajër, det, kibernetikë dhe hapësirë, duke forcuar mbrojtjen e NATO-s si kurrë më parë”, thotë NATO

Pas samitit në Uashington, NATO në një komunikatë kishte thënë se “përballë shtrirjes në rritje të Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, NATO po punon gjithnjë e më ngushtë me partnerët në Indo-Paqësorin dhe me Bashkimin Europian për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”./Telenews/

Të ngajshme

Sunny Hill Festival 2026 po vjen, biletat Believers tani janë në shitje!

Rrezarta Ramaj

OVL e UÇK-së: Thellësisht fyese të mos ftohemi në seancën solemne për Epopenë

Valjeta Turkaj

Shefi i NATO-s: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën

Valjeta Turkaj