Telenews

NATO vlerëson përmirësim të situatës së sigurisë në Kosovë, ndryshon pozicionimin e KFOR-it –

NATO ka njoftuar se misioni paqeruajtës KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë së tij në terren, pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Sipas Aleancës, ndryshimet synojnë që KFOR-i të jetë i përshtatur me rrethanat aktuale dhe po zbatohen nën udhëheqjen e komandantit të misionit, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Procesi po zhvillohet në koordinim të ngushtë me autoritetet dhe palët relevante.

“NATO po punon për të siguruar që misioni ynë paqeruajtës në Kosovë, KFOR, të jetë i optimizuar për mjedisin aktual, duke pasur parasysh përmirësimet në situatën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

NATO ka theksuar se këto përshtatje tregojnë progres në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, Aleanca ka bërë të qartë se ndryshimet varen nga situata në terren dhe mund të rikthehen nëse vlerësohet e nevojshme.

“Ky proces bazohet në kushte dhe mund të kthehet mbrapsht, nëse kjo vlerësohet e nevojshme”, ka theksuar NATO.

Aleanca ka ritheksuar përkushtimin e saj për sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

Të ngajshme

Përditësohen të dhënat, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për hyrje/daljet nga Kosova –

KushtrimGuraj

Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria ndërmerr veprime urgjente – Policia autorizohet ta identifikojë të dyshuarin –

KushtrimGuraj

Krasniqi kritikon LDK-në pas përplasjeve në Kuvend: Ku është Abdixhiku, ku është Osmani? –

KushtrimGuraj