Telenews

Ndahet nga jeta Alban Bujari, fotoreporteri që solli kujtimet e luftës përmes fotografive

ndahet-nga-jeta-alban-bujari,-fotoreporteri-qe-solli-kujtimet-e-luftes-permes-fotografive

Fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari, është ndarë nga jeta të enjten, raporton Gazeta Sinjali

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët dhe të afërmit, derisa u bë e ditur se i ndjeri varroset sot në varrezat e Dragodanit.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më datë 27.02.2025, ndërroi jetë më i dashuri, bashkëshorti, djali, vëllau, babi Alban Fadil Bujari. Varrimi do të mbahet më datë 28.02.2025 (të premten), në varrezat e Prishtinës në Dragodan, nga ora 14:45.”, është thënë në njoftimin e familjes.

I ndjeri ishte fotoreporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku dhe hapi ekspozitën e quajtur “Erë Gjaku”, ku u kujtua Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë, aty ku forcat serbe vranë e më pas masakruan 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa civilë të këtij fshati.

/GazetaSinjali/

The post Ndahet nga jeta Alban Bujari, fotoreporteri që solli kujtimet e luftës përmes fotografive appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj