Telenews

Ndahet nga jeta ikona e futbollit shqiptar

Futbolli shqiptar dhe klubi i Partizanit sot janë në zi pas ndarjes nga jeta të Kristaq Eksarkos, një prej ikonave të futbollit shqiptar të viteve ’80.

Ish-futbollisti ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, duke u ndarë nga jeta në banesën e tij, në moshën 66-vjeçare.

Kristaq Eksarko ka lënë gjurmë të thella në historinë e Partizanit, ku kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Me fanellën e të kuqve ai ka fituar dy tituj kampion dhe një Kupë Republike, duke qenë një nga figurat kyçe të asaj periudhe të suksesshme për klubin.

Falë paraqitjeve të nivelit të lartë në kampionat, Eksarko arriti të grumbullohej edhe në Kombëtaren shqiptare, ku u dallua në disa prej ndeshjeve më të rëndësishme të viteve ’80, përfshirë përballjet ndaj Irlandës së Veriut dhe Gjermanisë Perëndimore.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për futbollin shqiptar. Kujtimi dhe kontributi i Kristaq Eksarkos do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së sportit në vend.

Të ngajshme

Nuk zhgënjen Xhaka, vazhdon sukseset në Premier League

Valjeta Turkaj

Napoli fiton lehtë ndaj Cremonese, Hojlund protagonist me dy gola

Valjeta Turkaj

Bomba e merkatos së janarit: Milan transferon yllin e Interit

KushtrimGuraj