Telenews

Ndahet nga jeta legjenda italiane e futbollit, Gianluca Vialli

Legjenda italiane, Gianluca Vialli ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare.

Ish-futbollisti italian kishte shkuar në Londër për një tretman pasi ishte prekur nga kanceri në mëlçi që nga viti 2017.

Por, ish-përfaqësuesi italian nuk ia doli dot përkundër kujdesit nga stafi mjekësor dhe kemioterapive.

Ai dha dorëheqje javë më parë nga pozita e tij në Kombëtaren italiane, ku ishte asistent i selektorit Roberto Mancini, për shkak të problemeve shëndetësore.

Vialli e kishte nisur karrierën në Cremonese, në qytetin e tij para se ta vazhdonte karrierën në Serie A me Sampdorian de Juventusin, ndërsa kishte përfunduar duke luajtur në Chelsea, ku më pas edhe e kishte drejtuar këtë ekip si trajner.

Ai i kishte realizuar 16 gola në 59 ndeshje me Kombëtaren e Italisë, me të cilën kishte luajtur në Botërorët 1986 e 1990.

Të ngajshme

Trajneri i Irlandës pas humbjes: Fitore e merituar për Kosovën, mund të shënonin edhe më shumë –

KushtrimGuraj

“Faleminderit Kapiten, faleminderit Kosovë”, djali i Thaçit pas golit të Muriqit –

KushtrimGuraj

Muriqi: Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së –

KushtrimGuraj