Tashmë ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare miku i shtetit të Kosovës, Erhard Busek.
Njoftimin për ndarjen e Busek nga jeta e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Busek njihej si një nga miqtë më të mëdhenjë të shtetit të Kosovës, në kohën kur shteti jonë kishte më së shumti ndihmë nga shtetet aleate dhe përkrahja e vazhdueshme e tij ishte prezente.
Vlen të ceket se Diplomati austriak e kishte bërë vizitën e parë zyrtare në Kosovë në vitin 1987.
“Me keqardhje dëgjova lajmin e hidhur për vdekjen e mikut tim dhe të Republikës tonë, Erhard Busek. Është një humbje e madhe për Austrinë, për Kosovën, por edhe për Evropën. Busek do të mbetet në historinë tonë më të re, si njëri ndër miqtë më të mëdhenj të vendit tonë në kohërat më të vështira të ekzistencës. Bashkë me Ministrin e Jashtëm Alois Mock dhe diplomatin Albert Rohan, ai ishte fuqia prijëse dhe shtytëse e Kosovës. Njeriu i cili shkroi vet historinë duke hapur dyert e universiteteve austriake për studentët nga Kosova, kur të gjitha shtetet tjera evropiane i mbanin ato mbyllur. Që nga vizita e tij e parë në Kosovë më 1987 dhe takimet me elitën politike dhe kulturore të Kosovës, ai ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm për çështjen e Kosovës. Përjetësisht mirënjohës angazhimit të tij për Kosovën! Prehu në paqe mik dhe privilegj jetësor të të njihja prej vitesh nga afër” shkruan Ajeti në njoftim.
https://www.facebook.com/faruk.ajeti.9/posts/10159773660544133