Telenews

Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare ish-presidenti amerikan dhe humanisti Jimmy Carter

Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fitues i çmimit Nobel për Paqe, ka ndërruar jetë këtë të dielë, më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare.

Lajmi për ndarjen nga jeta u konfirmua nga djali i tij James E. Carter III. Ai tha se babai i tij vdiq në shtëpi në Plains, Georgia, sipas The Washington Post

Demokrati shërbeu si Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara midis 1977 dhe 1981.

Gjatë kohës së tij në detyrë, Carter u konsiderua gjithashtu një “president i pafat”, pavarësisht disa sukseseve. Pas kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ai fitoi njohjen mbarëbotërore si një ndërmjetës dhe ndihmës vetëmohues në konfliktet ndërkombëtare – qoftë në Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut, Bosnjë apo Ruandë.

Në vitin 2002 ai mori çmimin Nobel për Paqen për arritjet e tij.

Vitet e fundit, Carter ka luftuar gjithnjë e më shumë me probleme shëndetësore dhe së fundmi ka marrë kujdes paliativ.

Të ngajshme

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Donat Hashani

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Donat Hashani

Trump ndalon mbrojtjen e Boltonit nga Shërbimi Sekret

Donat Hashani