Telenews

Ndahet nga jeta Ramë Rrahmanaj, i njohur si Ram Bubli

Është ndarë nga jeta Ramë Rrahmanaj, i njohur në opinion si Ram Bubli, biznesmen i suksesshëm dhe humanist i përkushtuar, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën nga afër.

Ramë Rrahmanaj ishte një emër i respektuar në komunitet, i njohur për angazhimin e tij në biznes, por mbi të gjitha për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë. Veprimtaria e tij humanitare dhe mbështetja për komunitetin do të mbeten gjatë në kujtesën e atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Ai do të kujtohet si njeri me vlera, zemërgjerësi dhe përkushtim ndaj të tjerëve, duke lënë pas një trashëgimi të denjë njerëzore.

Ngushëllime të sinqerta familjes Rrahmanaj, të afërmve dhe gjithë miqve për humbjen e një njeriu të dashur dhe një miku të vërtetë.

Të ngajshme

Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Valjeta Turkaj

Shpërthime të fuqishme në Teheran, Izraeli nis sulme të reja

Valjeta Turkaj

Rrustemi edhe njëherë shpjegon afatet se kur dhe si mund të zgjedhet presidenti/ja

Valjeta Turkaj