Mërgim Lushtaku ka reaguar edhe njëherë lidhur me ndalimin e babit të tij, Sami Lushtakut, nga policia e Gjykatës Speciale.
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt është intervistuar mbrëmë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë, ku edhe i është konfiskuar telefoni mobil.
Pas kësaj ngjarje ka reaguar sot djali i Lushtakut dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku.
“Krenarë që të kemi”, ka shkruar ai.

