E gjithë Evropa po përballet me rënien e nivelit të lindjeve pwr shkak tw ndalimit të prerjeve cezariane. Franca po përballet me një rënie të shkallës së lindjeve prej 1.56 fëmijësh për grua dhe po i mbështet familjet me lehtësime tatimore, përfitime për fëmijë duke filluar nga fëmija i dytë dhe leje të paguar lindjeje dhe atësie.
Në vitin 2025, shkalla e lindjeve në Itali ishte vetëm 1.14 fëmijë për grua. Kjo e vendos atë në fund të renditjes evropiane – vetëm disa vende, si Spanja dhe Malta, kanë shkallë lindjeje edhe më të ulëta. Nëse ky trend vazhdon, popullsia e Italisë mund të tkurret me pothuajse një milion njerëz deri në vitin 2030.
Për këtë qëllim, qeveria ka prezantuar lehtësime tatimore të lidhura me numrin e fëmijëve. Nga fëmija i dytë e tutje, kujdesi për fëmijët është falas – megjithatë, për shkak të kërkesave të shumta, vetëm disa familje përfitojnë nga kjo. Përveç kësaj, leja prindërore e paguar është zgjatur në dhjetë muaj dhe është futur një “bonus lindjeje” prej 1,000 eurosh për lindje.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e ka shpallur vitin 2025 “Vitin e Familjes” dhe periudhën nga viti 2026 deri në vitin 2035 “Dekada e Familjes dhe e Popullsisë”. Kjo është në përgjigje të rënies së nivelit të lindjeve – në vitin 2024, niveli i lindjeve ishte 1.48 fëmijë për grua, më i ulëti që ka qenë ndonjëherë në vend. Prandaj, Erdogan u ka bërë thirrje familjeve që të kenë të paktën tre fëmijë.

