Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë të paligjshme dërgesa postare.
Kështu e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut, duke shtuar se rastin e ka marrë nën hetim Njësiti i Krimeve Ekonomike.
Pas intervistimit, të ndaluarit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Është e vërtetë, kemi pranuar informacion që dy persona po shpërndanin dokumentacione të ndryshme, vendime nga gjykatat, edhe ato prej shtetit të Serbisë. Policia i ka ndaluar, ka gjetur dokumentacion afër tyre, dhe ka mbetur që Krimet Ekonomike të hapin rast. Të njëjtit janë liruar me procedurë të rregullt,” ka konfirmuar Fejza.

