Telenews

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik

Një person me inicialet Xh.Sh. është ndaluar për 48 orë pas vdekjes së një punëtori në një vendpunishte në Veternik të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Inspektorati i Punës, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe Drejtoria e Inspektimit të Komunës.

“Në kuadër të veprimeve të ndërmarra deri më tani, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar me inicialet Xh.Sh. për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë intervistuar edhe dëshmitarët okularë, ndërsa po vazhdon grumbullimi dhe administrimi i provave relevante për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, prokuroria.

Të ngajshme

ACE Group sjell “Hillside Residence”, një projekt i ri banimi

Rrezarta Ramaj

Proteinat bimore: Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Yllka Gashi

“Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

Yllka Gashi