Telenews

Ndalohet një person për tentim grabitjeje në një argjendari në Gjilan

Një person është ndaluar nën dyshimin për tentim grabitjeje në një argjendari në qendër të Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot rreth orës 14:00 është ndaluar i dyshuari me inicialet D.B., i cili dyshohet se ka tentuar të kryejë grabitje në një argjendari në qendër të qytetit.

Nga personi i arrestuar (viti i lindjes 2007) është sekuestruar një revole si dhe motoçikletë që
dyshohet se është përdorur në rast.

Sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia ka reaguar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka ndaluar të dyshuarin për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Tentim grabitje”, sipas nenit 317 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të paraqesë në Gjykatën Themelore në Gjilan kërkesën për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të dyshuarit në procedurë penale.

Të ngajshme

Qytetarja publikon gjendjen në Pediatrinë e QKUK-së: Nuk po kërkojmë luks, por minimumin

Rrezarta Ramaj

Ferati thoë se deri tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim për Kuvendin e jashtëzakonshëm

Yllka Gashi

Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador

Yllka Gashi