Telenews

Ndalohet reperi Arijan Sijarina, ishte në kërkim për tentim vrasjen në Kolovicë

 

 

Reperi Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në Kolovicë, në fund të muajit mars, tashmë është ndaluar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sijarina dhe i dyshuari tjetër, Fitim Doda, i cili u dorëzua më 24 prill në Polici, dyshohen për tentim vrasjen më 26 mars, në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Kolovicë të Prishtinës.

Prishtina u trondit atë ditë nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites dhe në mbrëmje, e që përfunduan tragjikisht me vrasjen e dy personave.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Horoskopi Ditor – E Diel, 7 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

“Nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së”-Lushtaku me deklaratë të fortë ndaj Kurtit

Blearta

Sharon Stone: Nuk e kam dëgjuar kurrë nënën time të më thotë “të dua”

Blearta