Telenews

“Nder dhe krenari”, tre futbollistët e rinj të Kosovës: Na u plotësua ëndrra

Lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit është pasuruar me tre futbollistë të rinj.

Trajneri i Kosovës Franco Foda, për përballjen e dyfishtë me Islandën në “play-off” të Ligës së Kombeve i ka përfshirë Dion Gallapenin, Vesel Demakun dhe Lirjon Abdullahun.

Futbollistët iu bashkuan “Dardanëve” të hënën në grumbullim.

Përmes një videoje të shkurtër të publikuar sot në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës në Facebook, ata e bënë prezantimin e tyre.

Ata u shprehen tejet të nderuar dhe krenarë që po e realizojnë ëndrrën për të luajtur për kombëtaren “verdhekaltër”.

“Do të luftoj për fanellën e Kosovës”, u shpreh shkurt Demaku.

“Është nder dhe krenari të luash për vendin tënd”, shtoi Gallapeni.

“Më është plotësuar ëndrra për të luajtur për Kosovën”, thotë Abdullahu.

Tri prurjet në fund thirrën njëzëri: “Forca Kosova”.

https://www.facebook.com/FFKKosova?ref=embed_video

Të ngajshme

Rast tragjik në Gjakovë: 40-vjeçarja i jep fund jetës, dyshohet se u hodh nga minarja e xhamisë

Valjeta Turkaj

Kurti: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, hapi i rëndësishëm për paqen në rajon

Valjeta Turkaj

Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht

Valjeta Turkaj