Telenews

Nderim dhe dhimbje në Tërstenik: përkujtohen nxënësit e vrarë gjatë luftës

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik, Komuna e Drenasit, u mbajt një ceremoni përkujtimore për të nderuar kujtimin e nxënësve të kësaj shkolle që humbën jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ngjarja u organizua me përkushtim të veçantë nga stafi arsimor dhe komuniteti lokal, duke krijuar një atmosferë të ndjeshme dhe të mbushur me respekt e dhimbje për humbjet që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në memorien kolektive të fshatit.

Gjatë kësaj ceremonie solemne, Pllaka u zbulua nga Kryetari i Komunës së Drenasit, përfaqësues nga familjaret e nxënësve, drejtoresha e shkollës dhe deputet të Kosovës.

Në këtë ngjarje morën pjesë nxënësit aktualë të shkollës, mësimdhënës, prindër, përfaqësues të fshatit, si dhe familjarë të të rënëve, të cilët me lot në sy përshëndetën nismën dhe falënderuan për nderimin që iu bë të dashurve të tyre.

Ceremonia ishte më shumë se një përkujtim, ajo ishte një thirrje për paqe, për kujtesë historike dhe për vlerësimin e lirisë së fituar me shumë mund dhe gjak. Fjalimet, këngët përkujtimore dhe momentet e heshtjes u shndërruan në simbole të përbashkëta të dhimbjes dhe krenarisë që mbart ky komunitet.

Të ngajshme

E ngjashme me ChatGPT, Shqipëria do të financojë me 10 mln dollarë projektin e Mira Muratit

KushtrimGuraj

Musliu reagon ndaj deklaratës së gazetarit serb: Fyes dhe e rreme, Afrim Bunjaku u v*ra me qëllim

KushtrimGuraj

Ministria me Xhelal Sveçlën në detyrë hap tender 15 mijë euro për aparat e kapsula të kafesë

KushtrimGuraj