Telenews

Nderohen heronjtë në Rahovec

Me rastin e 25-vjetorit të rënies, Komuna e Rahovecit ka organizuar sot manifestimin përkujtimor dhe kulturor te kulla e heronjve për heronjtë e kombit tonë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Ismail Latifi, tha se edhe pse  fizikisht nuk janë mes nesh , shpirti i tyre luftarak dhe liridashës mbeten në rrugëtimin e Kosovës edhe sot drejt zhvillimit dhe integrimeve euro-perëndimore.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se jo vetëm që duhet ta kujtojmë, por edhe të marrim mesazh se cila ishte kjo rrugë e rëndë që i prinë njerëzit e devotshëm, njerëzit që e duan kombin e që sot janë padrejtësisht duke u përballur në Hagë.

Djali i dëshmorit, Seladin Mullabazit, Ermal Mullabazi tha se dëshmorët nuk janë vetëm të familjeve, por i takojnë të gjithë kombit.

Ndërsa, Daut Haradinaj tha se Toni e Mici shquhen në mesin e shumë figurave të mëdha të luftës së Kosovës.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se liria e Kosovës është arritur falë gjakut të dëshmorëve.

Ndryshe, më 6 nëntor 1998 ranë dëshmorë heronjtë e kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri. /Telenews.al/

Të ngajshme

Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padurim periudhën e ardhshme

KushtrimGuraj

Albin Kurti përpara një testi historik!

KushtrimGuraj

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

KushtrimGuraj