Telenews

Nderohen policët e rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës, me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, sot do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës.

Po ashtu me rastin e kësaj dite, në kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, do të zbulohet pllaka me emërtimin e ri të këtij kampi.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, familjarë të policëve të rënë kryerje të detyrës si dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në këtë ditë do të bëhen homazhe të personaliteteve pranë lapidarit, te drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë dhe do të mbahet ceremonia përkujtimore dhe zbulimi i pllakës tek kampi Belvedere në Mitrovicë të Jugut.

Të ngajshme

Arifi: Aleanca nuk bojkotoi Kuvendin, por lojërat e ndyta të VV-së, sot u pa që kishim të drejtë

Yllka Gashi

Nagavci: VV voton një kandidat të PDK-së e një të LDK-së, por jo zonjën Çitaku

Yllka Gashi

Hoti: Jemi komplet jashtë spektrit kushtetues me çdo sjellje që bëhet

Yllka Gashi