Telenews

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Për shkak se i akuzuari Endrit Nika kërkoi përkthyes tjetër, është ndërprerë seanca e rigjykimit të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij).

Paraprakisht, fjalën hyrëse e dha prokurori Armend Hamiti, i cili deklaroi se pas administrimit të provave në aktakuzë dhe atyre të nxjerra gjatë shqyrtimit gjyqësor, do të vërtetohet fajësia e të akuzuarit.

Kurse, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Betim Shala tha se i bashkëngjiten ndjekjes penale dhe se do të paraqesin kërkesë pasurore-juridike.

Ndërkaq, me të kaluar tek mbrojtja e Nikës, avokati Tomë Gashi tha se duhet të sigurohet përkthyes i gjuhës gjermane- dialektit që flitet në Zvicër, me arsyetimin se i akuzuari ka probleme me të kuptuar përkthimin e gjermanishtes që flitet në Gjermani.

Më pas, trupi gjykues tha se kanë kontaktuar Këshillin Gjyqësor dhe u është thënë se nuk kanë përkthyes të gjuhës gjermane- të dialektit të flitet në Zvicër.

I akuzuari kërkoi që t’i sigurohet një përkthyes tjetër, andaj gjykatësi i rastit Gazmend Bahtiri ndërpreu seancën, që të shikohet mundësia e sigurimit të ndonjë përkthyesi tjetër sikurse kërkoi Nika.

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
(Përditësuar, ora 9:50)- Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023.

“I pafajshëm”, u deklarua shkurt Nika, pasi paraprakisht u lexua aktakuza nga prokurori Armend Hamiti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të ngjajshme
Do të negociohet marrëveshja për pranim fajësie, shtyhet…

31 Gus, 2026, 14:07
Rasti “Capat vs Sekiraqët”, Gjykata do të caktojë masën e…

31 Gus, 2026, 12:10
Aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen e nënës në Restelicë…

31 Gus, 2026, 11:59
Seanca po vazhdon me fjalën hyrëse nga palët në procedurë.

Rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga Gazmend Bahtiri- kryetar, si dhe anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.

Nis rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
Prishtinë- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023.

Prezent në seancë janë prokurori Armend Hamiti, i akuzuari Nika me mbrojtësin e tij, avokatin Tomë Gashi. Kurse, pala e dëmtuar përmes video-lidhjes, si dhe përfaqësuesi i tyre- avokati Betim Shala.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 shkurt 2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke që ndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Të ngajshme

Fantastike! Islam Selmani i siguron Kosovës medalje në karate

Yllka Gashi

Spanjë, mbi 5 000 vdekje që nga 1 qershori për shkak të nxehtësisë

Yllka Gashi

Latifi: Solidariteti institucional nuk dëshmohet vetëm me vizita në teren dhe deklarata politike e publike

Yllka Gashi