Isiah Whitlock Jr., aktori më i njohur për rolin e tij si Clay Davis në serialin “The Wire” dhe për bashkëpunimet e tij të shpeshta me regjisorin Spike Lee, ka ndërruar jetë.
Ai ishte 71 vjeçar.Vdekja e aktorit u konfirmua nga menaxheri i tij Brian Liebman, i cili e njoftoi lajmin në Instagram.
I njëjti shpjegoi për mediat se aktori ndërroi jetë në paqe në New York pas një sëmundjeje të shkurtër.
“Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që patën kënaqësinë të punonin me të ose ta njihnin. Do të na mungojë shumë”, tha tutje.
“Kujtimi i tij qoftë përgjithmonë një bekim. Zemrat tona janë të thyera. Do të na mungojë shumë”.

